Futboll

Nagelsman thumbon Juven dhe Serinë A: Vështirë të ruash formën në Itali!

Gazeta Si – Lamtumira e De Ligt nga Juventusi ka lënë pas diskutime dhe ndonjë pakënaqësi. Pas deklaratave aspak miqësore të Bonuçit karshi holandezit, ka ardhur reagimi i trajnerit të Bajernit, Nagelsman, kundër futbollit italian.

Duke marrë spunto pikërisht nga forma e futbollistit të sapoblerë nga Juventusi, trajneri ka hedhur dyshime në lidhje me intensitetin e stërvitjes në kampionatin italian.

De Ligt në stërvitje me Bajernin. Gazeta Si, 25 korrik 2022

“Kam folur me De Ligt pas stërvitjes, – u shpreh Nagelsman. – Më ka thënë se është stërvitja më e fortë që ka bërë 4 vitet e fundit. Në fakt, ishte një stërvitje normale, jo dhe aq e fortë, sipas mjekut.

Kam dëgjuar se në Itali është e vështirë të qëndrosh në formë. Me De Ligt duhet të punojmë me siguri më fort”, – ka thënë trajneri i bavarezëve, Julian Nagelsman, duke shigjetuar Juventusin dhe klubet e tjera të Serisë A.

Largimi i De Ligt vazhdon të bëjë zhurmë. Janë polemika që me siguri do të vazhdojnë gjatë. E vërteta është se futbolli italian në këtë periudhë ka hasur jo pak vështirësi në kompeticionet europiane.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë