Gazeta Si – Ka bërë bujë në rrjetet sociale një batutë e trajnerit të PSG-së, Kristof Galtier. Një batutë që kishte edhe përgjigjen serioze brenda saj, teksa trajneri francez flet për merkaton.
PSG mbylli turneun në Japoni dhe është duke u kthyer në shtëpi, ndërsa trajneri Galtier u mundua të jepte ndonjë indicie për përforcimet që priten në skuadër.

“Klubi po punon për të përmirësuar përbërjen e skuadrës. Ne tani do të hipim në avion, do të bëjmë një udhëtim që zgjat 12 orë. Do të flemë dhe kur të zbresim në tokë mund të kemi 1 ose 2, ndoshta edhe 3, 4 apo 5 lojtarë më shumë. Të shohim çfarë do të ndodhë këtë javë”, – u shpreh Galtier.
Parisienët në fakt kanë një fuqi ekonomike të jashtëzakonshme dhe mund të marrin çdo lojtar që duan. Rinovuan me Kilian Mbape dhe kanë ne skuadër Mesin dhe Nejmarin. Renato Sançes është një objektiv i PSG-së në merkato dhe duket se mungon vetëm firma mes palëve.
Trajneri Galtier ka zënë vendin e Mauricio Poçetinos dhe objektivi është që të fitojë Ligën e Kampionëve.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




