Gazeta Si – Ekstradohet nga Mbretëria e Bashkuar drejt Shqipërisë, një person i shumëkërkuar, i dënuar me 21 vjet burgim për vrasjen e një prifti në Kukës gjatë një grabitjeje para 22 vjetësh.
Autoritetet kanë bërë të mundur sjelljen në vendin tonë të Lekë Prendit, alias Aleks Kola alias Nikolin Pacani, 42 vjeç.
Gjykata e Apelit Shkodër e ka dënuar këtë shtetas me 21 vjet burgim, për veprat penale “Vrasja” e kryer në bashkëpunim, “Vjedhja me pasojë vdekjen” dhe “Armëmbajtja pa leje”.
Lekë Prendi është dënuar me 21 burg në mungesë për një vrasje të kryer në vitin 2000, ku i vdekur mbeti prifti Gjovalin Prendit gjatë një grabitjeje autobusi në Kukës.
Lekë Prendi shkoi në Angli duke pretenduar se ishte një refugjat lufte nga Kosova me emrin Aleks Kola, të cilin ai e përdor ende deri në momentin e arrestimit në korrik të vitit 2013.
Gjatë grabitjes së autobusit me klerikë, Leka padashje ka qëlluar mbi priftin duke e lënë të vdekur në vend.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




