Gazeta Si – Drejtori i DPSHTRR-së, Blendi Gonxhe është paraqitur mesditën e kësaj të hëne në SPAK.
Por prania e tij në Prokurorinë e Posaçme, nuk ka lidhje me institucionin që ai drejton.
Gonxhe ka sqaruar për mediat se ka qenë në SPAK vetëm për një verifikim për një çështje rutinore që nuk ka lidhje as me tenderët dhe asgjë tjetër.
“U pyeta për verifikimin e një situatë. Nuk ka lidhje asnjë institucion. Nuk ka lidhje me DPSHTRR, isha për një sqarim. Më vjen keq që ju zhgënjeva por nuk ka asgjë”, – ka pohuar ai për mediat.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




