Kompania daneze e bioteknologjisë Bavarian Nordic tha të hënën se Komisioni Evropian kishte dhënë leje që vaksina e saj Imvanex të tregtohet në vendet e BE, si mbrojtje kundër lisë së majmunëve.
Vendimi hyn në fuqi këtë të hënë duke e bërë kështu vaksinën Imvanex, të parën për vaksinë për këtë sëmundje. Vaksina është parandaluese dhe mund të merret me dy doza. Miratimi vjen vetëm një ditë pasi Organizata Botërore e Shëndetësisë lëshoi një alarm të nivelit të lartë duke shpallur shpërthimin e shpejtë të lisë së majmunëve si një emergjencë globale shëndetësore.
“Disponueshmëria e një vaksine të miratuar mund të përmirësojë ndjeshëm gatishmërinë e kombeve për të luftuar sëmundjet në zhvillim, por vetëm përmes investimeve dhe planifikimit të strukturuar të gatishmërisë biologjike,” tha shefi ekzekutiv i kompanisë, Paul Chaplin.
Vaksina, e vetmja që ka fituar miratimin për parandalimin e sëmundjes së lisë së majmunit në Shtetet e Bashkuara dhe Kanada.
Zhvillimi i Imvanex u bë i mundur përmes investimeve të rëndësishme nga qeveria amerikane gjatë dy dekadave të fundit, shtoi kompania.
Çmimi i aksionit të kompanisë është rritur me 122% në tre muajt e fundit, i nxitur nga kërkesa e fortë për vaksinën e lisë së majmunit.
Burimi: Reuters / Përshtati: Gazeta “Si”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.