Gazeta Si – ‘Mundja e dorës’ mes La Liga dhe PSG-së në lidhje me Mbape vazhdon. Sipas AFP, organizimi futbollistik spanjoll ka kërkuar në gjykatën administrative të Parisit zgjidhjen e kontratës së sulmuesit me klubin francez.
Por jo vetëm kaq. La Liga ka kërkuar edhe anulimin e miratimit të llogarive për këtë klub nga ana e DNCG, organi që kontrollon situatën financiare të klubeve të Ligue 1.

Këto dy kërkesa nga Spanjë janë shtyrë për momentin, sepse nuk konsiderohen urgjente nga autoritetet franceze. Së shpejti gjithçka do gjykohet me detaje, me kohën e duhur. Një vendim, që nuk e ka surprizuar La Ligën.
“E prisnim, – ka shpjeguar Juan Branko, avokati francez i organit futbollistik iberik. – Ishte një rekurs teknik, ajo që ka rëndësi është vendimi për çështjen në fjalë”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




