Mesdheu qëndror po ndikohet nga vala intesive e të nxehtit nga Saharaja. Priten temperatura të larta në të gjithë territorin e Shqipërisë gjatë fundjavës.
E Shtunë data 23 Korrik 2022
Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta në zonat malore pasdite. Era do të jetë drejtim jug-Perëndim me shpejtësi 7 m/sek në bregdetin e jugut. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,5 deri në 1,0 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rritje.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
Zona malore 17/37°C
Zona e ulët 17/41°C
Zona bregdetare 22/37°C
Kosova, e Shtunë data 23 Korrik 2022
Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta . Era do të jetë me drejtim Veri -Lindje me shpejtësi 8 m/sek. Temperaturat do të luhaten në ekstremet e tyre 17°C në mëngjes ndërsa në mesditë do të arrijnë vlerën 34°C -38°C .
E Diel data 24 Korrik 2022
Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira në zonat malore ku do të kemi reshje shiu dhe stuhi lokale pasdite. Era do të jetë drejtim Veri-Perëndim me shpejtësi 7 m/sek në bregdetin e jugut. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,5 deri në 1,0 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë të larta.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
Zona malore 18/37°C
Zona e ulët 18/42°C
Zona bregdetare 22/37°C
Meteorologe: Rezarta Xhakollari
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




