Futboll

Milani gjen në Itali alternativën e Renato Sançes, është Fratezi

Gazeta Si – Ketelaere dhe Renato Sançes janë dy emrat që Milani po ndjek që në fillim të merkatos së kësaj vere, por nuk nuk ka konkluduar me asnjërin prej tyre. Ka optimizëm në fakt për belgun, ndërkohë që një emër i ri ka dalë në skenë si alternativë e portugezit, Davide Fratezi.

Sipas shtypit italian, Milani ka pasur së fundi kontakte me prokuratorin e mesfushorit, Xhuzepe Rizo. Klubi kuqezi ka hyrë në lojë, duke parë që tratativat mes Romës dhe Sasuolo për Fratezin kanë ‘ngrirë’ për momentin.

Fratezi me fanellën e Sasuolos. Gazeta Si, 22 korrik 2022

Fratezi shihet si një alternativë shumë e mirë, nëse nuk arrihet marrëveshja me Renato Sançes. Për këtë të fundit po ngulmon PSG-ja dhe për Milanin mund të jetë shumë e vështirë.

Maldini dhe Masara synojnë ta rrëmbejnë lojtarin e Sasuolos me formulën e huazimit, me detyrim blerjeje. Për momentin klubi kuqezi ka përparësi belgun Ketelaere. Ka edhe një pistë angleze për Milanin, që kërkon Tanganga nga Totenhemi.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë