Gazeta Si – Skenari i fundit i merkatos është vërtet i çmendur. Efekti domino i sulmuesve ka bërë që Napoli të mendojë për Kristiano Ronaldon. Ka një plan për portugezin, nëse shitet Osimhen.
Në Gjermani po flitet për një ofertë joshëse të Bajernit të Mynihut për bomberin nigerian të Napolit, Viktor Osimhen. Një lëvizje, që do të hapte dialogun me Horge Mendes, agjentin e Kristiano Ronaldos. Ai është prej kohësh në kërkim të një skuadre për klientin e tij, pasi CR7 do të luajë në Champions.

Për momentin kemi të bëjmë vetëm me një hipotezë, nuk ka tratativa mes palëve. Para se Napoli të negociojë për kampionin portugez, duhet të bëjë mirë llogaritë për anën ekonomike.
Kristiano Ronaldo përfiton shifra shumë më të mëdha se 4 milionë eurot, që presidenti De Laurentis ka fiksuar si maksimum për pagat te Napoli.
Për më tepër, ende nuk është e njohur oferta konkrete e Bajernit për Osimhen. Pak kohë më parë u fol për një shifër që shkonte në rreth 120 milionë euro, por nuk ishte një shifër zyrtare.
Po ashtu, duhet diskutuar edhe çështja e të drejtave të imazhit, që numri 1 i Napolit kërkon gjithmonë t’i administrojë vetë. Në këtë pikë, vështirë se Ronaldo mund të bëjë ndonjë hap prapa.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




