Moti

Temperaturat rriten deri në 40 gradë

Gadishulli i ballkanit po ndikohet nga presioni i lartë atmosferik dhe masa ajri nga Afrika ku priten temperatura të larta në të gjithë  territorin e Shqipërisë.

E Enjte data 21 Korrik 2022

Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta pasdite. Era do të jetë drejtim Jug-Perëndim me shpejtësi 8 m/sek në bregdetin e jugut. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,5 deri në 1,0 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rritje.

Temperaturat minimale dhe maksimale: 

Zona malore      15/33°C
Zona e ulët         16/38°C
Zona bregdetare  20/36°C

E Premte data 22 Korrik 2022

Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta në zonat malore  pasdite. Era do të jetë drejtim Veri-Perëndim me shpejtësi 8 m/sek në bregdetin e jugut. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,5 deri në 1,0 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rritje.

Temperaturat minimale dhe maksimale: 

Zona malore      16/35°C
Zona e ulët         17/40°C
Zona bregdetare  20/36°C

Meteorologe: Rezarta Xhakollari


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë