Futboll

Tare duhet ta sistemojë patjetër, Muriqi te Majorka për 9 mln euro

Gazeta Si – Praktikisht duket i mbyllur kalimi i Vedat Muriqit te Majorka, skuadra ku ai luajti në formë huazimi sezonin e fundit dhe u bë protagonist me gola. Tare ka mbyllur gjithçka dhe pritet vetëm zyrtarizimi, që duket formalitet.

Sulmuesi kosovar i ka kushtuar Majorkës në total rreth 9 milionë euro, 8 milionë pjesa fikse dhe 1 milion bonus. Më në fund, do të marrë fund edhe telenovela e Muriqit, që te Lacio nuk kishte më vend.

Vedat Muriqi feston një gol. Gazeta Si, 20 korrik 2022

Më parë kosovari ishte shumë pranë Bryzhit, madje shkoi për të kryer edhe vizitat mjekësore, por belgët ndërruan mendje në momentin e fundit dhe marrëveshja ra poshtë. Tani drejtori sportiv, Igli Tare, ka gjetur akordin me drejtuesit e Majorkës.

Lacio shpenzoi jo pak për Muriqin, por asnjëherë pas ardhjes nga Fenerbahçe ai nuk mundi të linte shenjë në Itali. Në Spanjë ishte ndryshe sezonin e fundit dhe tashmë sulmuesi do të kthehet te Majorka si lojtar i saj.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë