Gazeta Si – Vitrin Çobaj është lënë në burg nga Gjykata e Vlorës, pasi akuzohet se ka vjedhur me dhunë dhe ngacmuar seksualisht një familje në fshatin Brataj të Bashkisë së Selenicës.
Në daljen e tij të para gjykatës, ai ka mohuar të gjitha akuzat, ndërsa trupa gjykuese e drejtuar nga Viola Canaj vendosi masën e sigurisë “arrest me burg”.
Trupi gjykues vlerësoi si të ligjshëm ndalimin e tij, duke e akuzuar për 4 vepra penale: heqje e paligjshme e lirisë, ngacmim seksual me të mitur 14-18 vjeç; vjedhje me dhunë dhe mbajtje pa leje e armëve sportive dhe të gjuetisë.
I dyshuari ka hedhur poshtë akuzat për përdhunim, ndërsa një ekspertizë paraprake ka nxjerrë se vajza nuk ka pësuar dhunë seksuale, akuzë e cila ka rënë edhe në gjykatë.
Ngjarja
Katër ditë më parë, Vitrin Çobaj shkoi në familjen Ferraj në Brataj të Selenicës dhe nën kërcënimin e armëve grabiti dhe dhunoi familjen në fjalë.
Por një ditë më pas, prindërit pretenduan se ai kishte përdhunuar vajzën e madhe të familjes, e cila kishte probleme me shikimin. Autori i dyshuar u arrestua disa orë pas ngjarjes së rëndë.

Sipas policisë, në vendin e quajtur “Koria e Rigonit”, në fshatin Brataj, 38-vjeçari ka hyrë me dhunë në banesën e shtetases Y.F., 41 vjeçe, e cila jetonte së bashku me bashkëshortin e saj, shtetasin F. F., 47 vjeç (invalid) dhe 6 fëmijë të mitur.
Nën kërcënimin e një arme, dyshohet se 38-vjeçari ka mbajtur peng për rreth 4 orë familjarët e kësaj familjeje, duke lidhur me litarë dy bashkëshortët dhe duke izoluar në një dhomë fëmijët e mitur.
Gjatë kohës që ky shtetas ka qëndruar në banesë, dyshohet se ka ngacmuar seksualisht shtetasen Y.F., dhe tre vajzat e saj të mitura, si dhe u ka vjedhur me dhunë shumën prej 36.900 lekësh.
Një nga vajzat njoftoi kryeplakun
Vitrin Çobaj nga fshati Vajzë, kishte qenë në fshat edhe të premten bashkë me një kasap dhe u kishin blerë një viç familjes së shtetasit F.F.
Të shtunën në mëngjes u rikthye si hajdut, me maskë të kuqe në fytyrë dhe çifte në dorë.
Kërcënoi gruan se do të lidhte bashkëshortin invalid dhe më pas lidhi atë vetë. 6 fëmijët e mitur familjes i mbylli të gjithë në një kasolle.
Aty ngacmoi seksualisht tre vajza, njërën prej të cilave 17 vjeçe, me probleme me shikimin dhe dyshohet se përdhunoi. Viktimë e abuzimit seksual dyshohet se ra edhe nëna 41 vjeçare, ndërsa kryefamiljari u kërcënua teksa mbahej i lidhur me litar
Pengmarrja zgjati 4 orë
Rreth katër orë zgjati drama e familjes peng derisa një nga vajzat arriti të lirohet dhe kërkoi ndihmë në qendër të fshatit.
“Sipas vajzës një person i maskuar ka hyrë në shtëpinë e tyre me armë e i thikë dhe ka kërcënuar prindërit. Vajza ka mundur të dalë nga shtëpia për të njoftuar policinë mbi ngjarjen e cila shkoi menjëherë në vendin e ngjarjes”, tha kryeplaku.
Si provë, iu gjet një armë gjahu, një shumë parash dhe veshje të cilat i kishte veshur ndërsa dhunoi, abuzoi e grabiti anëtarët e familjes në nevojë.
38 vjecari banues në fshatin Vajzë të Vlorës, rezultom se është person me precedent të mëparshëm në fushën e vjedhjeve me dhunë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




