Futboll

Barcelona s’shet dot fanella të Levandovskit, faji i shkronjës ‘w’

Gazeta Si – Më në fund, Robert Levandovski kaloi te Barcelona pas shumë vitesh te Bajerni. Por fanella e tij mbetet ‘e bllokuar’ për momentin.

Dyqanet e klubit katalanas nuk mund të shesin fanella me emrin e sulmuesit polak, sepse mungon shkronja ‘w’.

Levandovski prezantohet te Barcelona. Gazeta Si, 20 korrik 2022

Blerja e Levandovskit i ka lumturuar fansat katalanas. Barcelona ka afruar një sulmues kalibri, pas ikjes së Mesit, ndaj dhe ata e kanë pritur më shumë entuziazëm lëvizjen e fundit.

Mbërritja e ‘bomberit’ polak ishte e pritshme dhe fanellat me emrin e tij dihej që do të shiteshin shpejt. Por këtu ka një problem dhe nuk ka të bëjë me kërkesat e fanellës zyrtare, por me kompozimin e emrit.

Siç duket nga kjo video, një punonjës i dyqaneve të shitjeve në ‘Camp Nou’ thotë se nuk mund të shiten fanella të Levandovskit për shkak të mungesës së shkronjës ‘w’. Sulmuesi i sapo ardhur te Barcelona e ka dy herë këtë shkronjë në mbiemrin e tij dhe ka vënë në siklet punonjësit e dyqaneve të klubit katalanas.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë