Ka ndodhur

Goditi me gomone dy pushues në Jalë, lirohet 37-vjeçari

Gazeta Si – Gjykata e Vlorës ka liruar Gjergj Priftulin, i cili fundjavën e shkuar humbi kontrollin e gomones teksa lundronte në det dhe për pasojë lëndoi dy pushues në Jalë.

Ndaj 37-vjeçarit u vendos masa e sigurisë “arrest në shtëpi”, seancë e cila u drejtua nga gjyqtari Hektor Sinanaj dhe prokurore Erida Visoci.

Ngjarja ndodhi katër ditë më parë, ku drejtuesi i mjetit lundrues po kryente manovra të rrezikshme disa qindra metra larg bregut dhe më pas ai u rrëzua në ujë.

Gomonia u nis me shpejtësi dhe përplasi një çift të rinjsh në breg të detit, një djalë 31 vjeç dhe një vajzë 25 vjeçe, të cilët mbetën të lënduar. Ata u transportuan në Tiranë në Spitalin e Traumës me helikopter.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë