Ka ndodhur

Gomonia humb kontrollin dhe përplas dy turistë në bregdetin e Jalës

Gazeta Si - Një aksident ka ndodhur në Jalë, ku dy turistë shqiptarë janë përplasur nga një gomone. Një 37-vjeçar ka humbur kontrollin e mjetit të ujit me të cilin po shëtiste në bregun e Jalës dhe për pasojë mjeti ka përplasur një çift pushuesish.

Shkak i incidentit dyshohet të ketë qenë një manovër e gabuar e mjetit. Drejtuesi i gomones, Gjergji Priftuli ka rënë në ujë, ndërsa mjeti, i dalë jashtë kontrollit i është drejtuar bregut.

Të lënduar kanë mbetur një çift turistësh shqiptarë. 31-vjeçari me iniciale A.S. ka dëmtime në brinjë dhe në fytyrë, ndërsa 25-vjeçarja me inicialet E.Gj. ka gërvishtje të lehta. Ata u dërguan në spitalin e Himarës, ndërsa drejtuesi i motorit është shoqëruar në polici.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë