Futboll

Shkupi befason Dinamon e Zagrebit, Ballkani i Dajës fiton me goleadë

Gazeta Si – Përveç Tiranës, mbrëmjen e së martës zbritën në fushë për ndeshjet europiane edhe dy skuadra të tjera shqiptare, Shkupi dhe Ballkani. Të dyjë këto skuadra kanë marrë rezultate pozitive, ndryshe nga kampionët e Shqipërisë.

Shkupi bëri befasinë e madhe në raundin e dytë eliminator të Ligës së Kampionëve, duke barazuar në fushën e Dinamos së Zagrebit, 2-2. Kampionët e Maqedonisë së Veriut kaluan të parët në avantazh, më pas u përmbysën, por në fund ia dolën të barazonin në “Maksimir”.

Tifozët e Shkupit në Zagreb. Gazeta Si, 19 korrik 2022

Për Dinamon e Zagrebit shënoi golin e parë mesfushori shqiptar Arjan Ademi, i cili edhe pasimin për golin e dytë. Kualifikimi mbetet i hapur për në ndeshjen e kthimit.

Ballkani i trajnerit Ilir Daja fitoi thellë në San Marino ndaj La Fioritas. Kampionët e Kosovës realizuan 4 gola, 2 me Rahmanin, Korenicën dhe Berishën.

Ishte një fitore shumë e lehtë për Ballkanin, që me këtë rezultat është i kualifikuar për në turin tjetër të Ligës së Konferencës. Ndeshja e kthimit do të jetë formalitet.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë