Gazeta Si – Pasi lau duart me Ligën e Kampionëve, duke u eliminuar që në turin e parë nga kampionët e Luksemburgut, për Tiranën nis sot ‘aventurën e dytë europiane. Kampionët e Shqipërisë kanë kaluar në Ligën e Konferencës, ku sot do ndeshen me Zrinjski të Bosnjës.
Është një shans i mirë për Tiranën që të vërë në vend dinjitetin dhe për të përmirësuar imazhin, pasi atij dështimi në Ligën e Kampionëve. Në Ligën e Konferencës kundërshtarët janë më të lehtë, por kuptohet që në Europës nuk të fal askush.

Zrinjski, një nga skuadrat më të mira të Bosnjë Hercegovinës, është për t’u vlerësuar maksimalisht. Ndeshja luhet në orën 20:00, në “Air Albania”, ku tifozët mund të japin një dorë për Tiranën.
Trajneri Orges Shehi dhe portieri Visar Bekaj kanë premtuar tjetër ‘muzikë’ në ndeshjen e sotme. Tiranës i rikthehet mesfushori Vesel Limaj, pasi ka shlyer dënimin e kartonit të kuq. Shpresat mbeten te dyshja Seferi-Xhixha për të arritur fitoren e parë në Europë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




