Futboll

Barcelona s’ndalet te Levandovski, tani do mbrojtësin e Çelsit

Gazeta Si – Telenovela e Robert Levandovskit më në fund ka përfunduar. Ai do të luajë te Barcelona sezonin e ri, zyrtarizimi është thjesht një formalitet.

Barcelona dhe Bajerni kanë arritur akordin. Sulmuesi polak ka fituar ‘mundjen e dorës’ me klubin bavarez, që fillimisht nuk ishte dakord me largimin e lojtarit. Por katalanasit nuk ndalen këtu.

Robert Levandovski. Gazeta Si, 18 korrik 2022

Klubi spanjoll ka në plan të bëjë goditje të tjera për të forcuar skuadrën e trajnerit Ksavi Hernandes. Sipas “Radio MARCA”, objektivi i radhës është kapiteni i Çelsit, Sezar Azpilikueta.

Mbrojtësit spanjoll i përfundon kontrata sezonin e ardhshëm me klubin londinez dhe vlerësohet në rreth 8 milionë euro. Te Barcelona shpresojnë të gjejnë një akord me Çelsin për një shifër më të ulët.

Me lojtarin katalanasit e kanë gjetur akordin kohë më parë. Deri tani Barcelona ka qenë mjaft aktive në merkaton e verës. Ksavi do të ketë në skuadër brazilianin Rafinja, i ardhur nga Lidsi, ndërkohë që Dembele ka rinovuar kontratën.

Afrimi i Levandovskit në sulm dhe i Azpilikuetës në mbrojtje janë dy goditje shumë të rëndësishme. Me këto afrime Barcelona mund të rikthehet fuqishëm në garë për objektiva madhorë sezonin e ardhshëm.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë