Futboll

Firma çështje orësh, Milani siguron De Ketelaere për 35 mln euro

Gazeta Si – Fillon java vendimtare për Sharl De Ketelaere. Madje, duket çështje orësh mbyllja e marrëveshjes nga Maldini dhe Masara, të cilët janë duke vendosur për detajet e fundit.

Bryzhi duket se është dorëzuar dhe nuk do të bëjë më rezistencë për lojtarin e vet. Klubi belg do të përfitojë 35 milionë euro në total nga shitja e ‘xhevahirit’ të vet, aq sa ishin edhe pretendimet në fillim.

Talenti belg, Sharl de Ketelaere. Gazeta Si, 18 korrik 2022

Këmbëngulja e Milanit për De Ketelaere i ka bindur drejtuesit e Bryzhit. Në ndeshjen e Superkupës ndaj Gent lojtari qëndroi në stol dhe ky është një sinjal domethënës për veshjen kuqezi të tij.

Talenti belg nuk u aktivizua asnjë minutë në këtë ndeshje, çka tregon qartë se ai ka marrë rrugën drejt Milanit. Mesfushori sulmues do të ishte një përforcim me vlera për kuqezinjtë, pas Origit dhe Adli.

Futbollisti belg ishte vënë në shënjestër prej kohësh, por vetëm në këtë moment akordi është shumë pranë dhe firma është çështje orësh.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë