Kosova

Kurti: Kosova, vendi më proeuropian dhe më i izoluari

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka thënë se Kosova është vendi më pro BE-së në Ballkanin Perëndimor, por më i izoluari, duke iu referuar mosliberalizimit të vizave.

Kurti ka kujtuar se sot(18 korrik) janë bërë katër vjet që kur Komisioni Europian për herë të dytë kishte konfirmuar se Kosova i ka përmbushur kriteret për liberalizimin e vizave, por kosovarët janë akoma të izoluar.

“Sot mbushen 4 vjet kur Komisioni Europian konfirmoi për herë të dytë se Kosova i përmbush të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave. Ne jemi vendi më demokratik dhe pro-BE-së në Ballkanin Perëndimor, por më i izoluari”, shkroi ai në Twitter.

Ai shtoi më tej se “shpresat e qytetarëve tanë duhet të përmbushen me vendosmërinë dhe solidaritetin e BE-së”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë