Gazeta Si – Dhjetëra persona janë shoqëruar gjatë natës nga policia lidhur me hetimet për vrasjen e 3-fishtë në mbikalimin e Fushë-Krujës një ditë më parë. Të shoqëruarit janë persona që kanë njohje me viktimat apo mund të kenë dijeni për rrethana.
Të gjithë të shoqëruarit janë dërguar në Drejtorinë e Policisë së Durrësit, pasi në Fushë Krujë dhe Krujë nuk ka ambiente.
Nga atentati i një dite më parë mbetën të vrarë Brilant Martinaj, Diklen Vata dhe Arbër Hoxha. Ky i fundit njihet edhe me emrin Besmir.
Viktimat po udhëtonin me një automjet Volkswagen Passat kur në mbikalimin e Fushë-Krujës, atentatorët udhëtonin në sensin tjetër të rrugës dhe u bënë pritë shënjestrave të tyre duke zbrazur mbi 60 plumba kallashnikovi në drejtim të automjetit.
Në zonën ku ndodhi atentati nuk ka kamera sigurie. Ndërkohë theksojmë se mbrëmjen e së dielës, policia ka ofruar 30 milionë Lekë të vjetra shpërblim.
“Policia e Shtetit ka vënë menjëherë në dispozicion për çdo informacion të vlefshëm që do çojë në zbardhjen e ngjarjes, 3 milionë lekë të rinj. Cilido që ka informacion të vlefshëm ta dërgojë në numrin e telefonit 069 41 10 853, i cili ka të disponueshëm edhe aplikacionin WhatsApp, duke ju garantuar anonimat të plotë dhe të sigurt”, – njofton policia.
Besmir Hoxha dhe Brilant Martinaj, u shkrumbuan në makinën në të cilën ndodheshin pasi u përfshi nga flakët.
Ndërkohë Vata arriti të dilte i gjallë nga makina, por autorët sapo kanë parë atë duke dalë kanë kthyer dhe e kanë qëlluar duke e lënë të vdekur.
Në vendngjarje janë gjetur rreth 50 gëzhoja, ndërkohë një automjet kallashnikov është gjetur në makinën e autorëve dhe një pistoletë në makinën e viktimave.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.