Futboll

Lisandro Martinez te M.Junajtid, 65 milionë euro për Ajaksin

Gazeta Si – Zyrtarizohet edhe blerja e tretë e erës së re te Mançester Junajtid. Është Lisandro Martinez, mbrojtësi qendror i marrë nga Ajaksi.

Klubi holandez do të përfitojë 55 milionë euro nga kjo shitje, plus 10 milionë të tjera bonuse. Junajtid ka firmosur një kontratë 5-vjeçare me argjentinasin, nga e cila mbrojtësi do të përfitojë 7.4 milionë euro në sezon.

Futbollisti argjentinas është një nga të preferuarit e trajnerit Erik Ten Hag. Mbrojtësi do të bashkohet me skuadrën e re, kur Mançester Junajtid të kthehet nga turneu në Australi.

Trajneri holandez ka dashur të forcojë mbrojtjen dhe ka shpenzuar jo pak për afrimin e lojtarit që e njeh shumë mirë. Ditët e fundit Mançester Junajtid firmosi edhe me danezin e njohur, Kristjan Eriksen.

Lisandro Martinez. Gazeta Si, 17 korrik 2022

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë