Futboll

Koret e tifozëve emocionojnë Asllanin: Pritje e shkëlqyer

Gazeta Si – Është moment magjik për Kristjan Asllanin. Transferimi tek Interi, integrimi i menjëhershëm në skuadër dhe dy gola në miqësore. Futbollisti shqiptar është një siguri tashmë për trajnerin Inzagi.

Pas miqësores me Monakonë, ku shënoi golin e barazimit, Asllani ka folur për mikrofonët e “Inter Tv”, duke shprehur emocionet e fillimit të këtij cikli mer Interin.

Kristjan Asllani. Gazeta Si, 17 korrik 2022

“Jam shumë i kënaqur, sepse më kanë pritur mjaft mirë të gjithë lojtarët dhe stafi. Jam i lumtur që rikuperuam dhe barazuam në ndeshjen e fundit. Mëkat që nuk fituam.

Nga dita në ditë po rritemi. Jemi përpjekur të bëjmë atë që na ka kërkuar trajneri dhe mendoj se kemi bërë një ndeshje të mirë. Duhet të përmirësohemi, sigurisht, por kemi ende kohë.

Tifozët? Edhe unë jam një tifoz interist dhe kur dëgjoja ata që thërrisnin në kor disa herë emrin tim, ndihesha shumë i lumtur”, – ka thënë futbollisti i Kombëtares. Në fare pak kohë mesfushori ka treguar se mund të jetë i rëndësishëm për Interin. Tifozët zikaltër po çmenden për Asllanin


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë