Futboll

13 muaj pas arrestit kardiak, Kristian Eriksen firmos për Junajtid

Gazeta Si – 12 qershori i 2021-shit ishte dita më e vështirë e jetës së Kristian Eriksen. Ishte aq afër vdekjes në fushë, për shkak të një problemi kardiak.

Pastaj fundi i lumtur. Ndërhyrja kirurgjikale dhe 6 muajt te Brentfordi për t’u ndjerë sërish futbollist. Kristian Eriksen tani është sërish gati për skenat e rëndësishme të futbollit europian.

Dhe për 3 sezonet e ardhshme skuadra e tij do të jetë Mançester Junajtid. ‘Old Trafford’ do të jetë shtëpia e tij e re.

Danezi, i detyruar të largohej nga Interi, sepse normat në Itali nuk lejojnë të luajnë lojtarët me probleme kardiake, ka firmosur për “Djajtë e kuq”.

“Kam ende ambicie të mëdha dhe shumë për të dhënë në fushë. Ky është vendi perfekt për mua, – ka thënë Kristian Eriksen pas firmës në kontratën e re. – Mançester Junajtid është një klub special dhe mezi pres të filloj të luaj për të”.

Momenti kur Eriksen pesoi arrest kardiak. Gazeta Si, 15 korrik 2022

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë