Nga Gazeta “SI” – Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, tha se Amnistia Fiskale po bëhet pikërisht tani sepse shteti po përballet me një krizë jonormale, dhe duhet një kapital për financim të buxheteve dhe investimeve në vend.
Gjatë konsultimit Publik për Projektligjin e Amnistisë Fiskale, ministrja Ibrahimaj shtoi se ndonëse ka pasur procese të tjera për Amnisti fiskale, asnjëra nuk ka qenë e plotë, por thjesht falje fiskale.
“Ekonomia duhet të marrë inpute dhe të zhvillohet nëpërmjet këtyre kapitaleve që do të futen nga deklarimet vullnetare të pasurisë. Jashtë bankave ka normë të lartë të parave”,- shpreh ministrja.
Ajo shtoi se projektligji do të shoqërohet me një fushatë komunikimi dhe se infrastrukturat digjitale të shërbimeve publike do të ndërveprojnë me njëra-tjetrën për të luftuar krijimin e parasë informale dhe evazionin.
“Ky projektligj është i rëndësishëm për të krijuar transparencë dhe kushtet për një ekonomi tregu të qëndrueshme”,- e mbylli fjalën e saj ministrja e Ekonomisë, Ibrahimaj.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.