Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga rryma ajri të freskëta kontinentale të cilat po ndikojnë klimë të freskët në territorin e Shqipërisë.
E Enjte data 14 Korrik 2022
Moti do të jetë me diell dhe vranësira të pakta në zonat malore. Era do të jetë drejtim Veri-Perëndim me shpejtësi 15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4-5 me lartësi vale 0,5 deri në 1,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rritje.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
Zona malore 12/28°C
Zona e ulët 14/33°C
Zona bregdetare 18/32°C
E Premte 15 Korrik 2022
Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta në zonat malore pasdite. Era do të jetë drejtim Veri-Perëndim me shpejtësi 15 m/sek në bregdetin e jugut. Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 0,5 deri në 1,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rritje.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
Zona malore 14/29°C
Zona e ulët 16/34°C
Zona bregdetare 17/33°C
Kosova, e Enjte data 14 Korrik 2022
Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta . Era do të jetë me drejtim Veri -Perëndim me shpejtësi 10 m/sek. Temperaturat do të luhaten në ekstremet e tyre 10°C në mëngjes ndërsa në mesditë do të arrijnë vlerën 27°C -30°C .
Meteorologe: Rezarta Xhakollari
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




