Futboll

Barcelona merr yllin brazilian të Lidsit, rinovon me Dembele

Gazeta Si – Lëvizje të rëndësishme te Barcelona. Klubi katalanas ka mbyllur gjithçka për transferimin e brazilianit Rafinja, i cili ka kaluar edhe vizitat mjekësore tashmë. Ksavi po e kërkonte me ngulm yllin brazilian të Lidsit.

Barcelona ka fituar konkurrencën me Çelsin për sulmuesin anësor. Lidsi përfiton 58 milionë euro nga shitja e brazilianit, plus 7 milionë të tjerë bonuse. Rafinja është një goditje e rëndësishme për katalanasit.

Në të njëjtën kohë, sipas ‘Mundo Deportivo’, ka ardhur edhe rinovimi i Dembele. Francezi do ta firmosë edhe për dy vjet të tjera me Barcelonën, por me një reduktim page në masën 40%. Gjithsesi, bonuset në bazë të paraqitjes mund ta rritin pagën e tij.

Osman Dembele. Gazeta Si, 13 korrik 2022

Një tjetër lajm i mirë për Ksavin është se mesfushori holandez, Frenki De Jong, ka bërë të ditur me anë të agjentit të tij se nuk dëshiron të largohet.

Barcelona po forcohet ndjeshëm, ndërsa vazhdon të insistojë për sulmuesin Robert Levandovski. Për polakun klubi spanjoll ofron 50 milionë euro.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë