Futboll

Video/ Uatfordi prezanton Manajn, sulmuesi firmos për 3 vjet

Gazeta Si – Uatfordi ka prezantuar sot sulmuesin Rei Manaj si përforcimin e tij të radhës. Lojtari i Kombëtares shqiptare ka nënshkruar një kontratë trevjeçare me anglezët, ndërsa shifrat financiare nuk bëhen të ditura.

Manaj me fanellen e Kombetares. Gazeta Si, 12 korrik 2022

Manaj kalon kështu nga Barcelona tek Uatfordi. Sulmuesi 25-vjeçar ka një eksperiencë të konsiderueshme. Ai ka luajtur në Itali dhe Spanjë, ndërsa tani ka shansin të provojë edhe kampionatin anglez, por Championshipin dhe jo Premier Ligën.

‘Grerëzat’, siç thirret ndryshe Uatfordi në Angli, në njoftimin për afrimin e Manajt evidenton faktin që ai ka qenë pjesë e Interit dhe që numëron 50 ndeshje me Shqipërinë.

Rei Manaj më parë ka veshur edhe fanellat e Specias, Peskarës, Kremonezes dhe Pizës në Itali. Ai ka kaluar edhe disa vite në Spanjë, ku veshi fanellën e Granadës, Albacetes dhe Barcelonës B.

Sezonin e fundit luajti me Specian në formë huazimi dhe shënoi 5 gola. Tani Manaj pritet të tregojë vlerat e tij me Uatfordin, një ekip i njohur në Angli.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë