Gazeta Si – Milani po përpiqet të forcojë grupin e Stefano Piolit me elementë të rëndësishëm, por në anën tjetër duhet të ketë kujdes. Kuqezinjtë mund të humbasin ndonjë nga yjet e tyre në merkaton e verës.
Nga Anglia është Çelsi që ‘kërcënon’ të rrëmbejë portugezin Rafael Leao, një nga titullarët më të rëndësishëm dhe protagonist i titullit të fundit.

Tabloidët anglezë shkruajnë se Çelsi ka vënë në shënjestër Leaon dhe synon ta përfshijë atë në tratativat për kalimin e Ziesh te Milani. Megjithatë, klubi italian e konsideron të pashitshëm portugezin.
Leao ka një klauzolë prej 150 milionë eurosh për prishjen e kontratës. Futja në lojë e Çelsit në këtë moment mund të komplikojë në fakt tratativat e Milanit për rinovimin e kontratës me sulmuesin.
Klubet angleze dhe jo vetëm po shfrytëzojnë fuqinë ekonomike për të transferuar lojtarët më të mirë të Serisë A. Milani po has jo pak vështirësi për të afruar lojtrarët që dëshiron për momentin.
Renato Sançes, një nga objektivat e tij kryesorë, po joshet nga milionat e PSG-së. Origi dhe Adli janë dy përforcimet e deritanishme të kuqezinjve, të cilët kanë humbur Frenk Kesi.
Samu Kastilejo largohet pas 4 vitesh për t’u kthyer në Spanjë, ku do të veshë fanellën e Valencias këtë herë. Vendimtar në këtë lëvizje ka qenë trajneri Gatuzo.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




