Gazeta Si – Kampionati ukrainas do të rifillojë, edhe pse pa publik. Pavarësisht luftës që vazhdon, nga Ukraina vjen lajmi se Federata e Futbollit ka vendosur që kampionati të nisë më 23 gusht.
Lajmin e ka dhënë ministri i Rinisë dhe Sportit, Vadym Gutzait. “Kemi bashkëpunuar me federatën, Ministrinë e Mbrojtjes, Ministrinë e Punëve të Brendëshme, policinë dhe shërbimin e emergjencës shtetërore në lidhje me procedurën e organizimit të kampionatit.

Ndeshjet do të luhen në territorin e Ukrainës, pa tifozë. Ndeshjet do luhen me lejen e administrative ushtarake lokale dhe nën vëzhgimin e detyrueshëm për normat e sigurisë. Siguria mbi gjithçka”, – tha ministri.
Më tej, ai foli edhe për disa aspekte organizative: “Nëse ndeshjet ndërpriten, lojtarët, trajnerët dhe stafi duhet të futen në vendstrehim. Është e detyrueshme prania e përfaqësuesve të administrative ushtarake lokale, skuadrave mjekësore dhe shërbimit të emergjencës”.
Skuadrat ukrainase dhe bjelloruse mund të marrin pjesë në kompeticionet europiane, edhe pse ndeshjet janë të detyruara t’i luajnë në fusha neutrale.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




