Gazeta Si – Drejtuesi i klubit gjerman, Salihamixhiç, do të takohet me drejtuesit e Juventusit. Për mbrojtësin holandez Bajerni ka gati një kontratë e pasur 5-vjeçare.
Bajern Mynih tani tremb seriozisht tifozët e Juventusit për Mathijs de Ligt. Më pak se një muaj para nisjes së Bundesligës, drejtuesit e klubit bavarez janë gati të mbyllin tratativat për mbrojtësin holandez.

Hasan Salihamixhiç pritet të hënën në Torino për t’u takuar me drejtuesit e Juventusit dhe futbollistin. Ai do të bëjë një ofertë konkrete për të dy dhe synon të kthehet në Gjermani me ‘Po’-në përfundimtare.
Nuk janë 100 milionë euro, aq sa kërkon klubi torinez. Në fillim Bajerni ofroi 60 milionë euro për De Ligt, ndërsa tani duhet të afrohet te 90 milionë euro në total. Pjesa fikse 80 milionë euro dhe 10 milionë euro bonuset.
Akordi me De Ligt mund të jetë më i lehtë për gjermanët. Për mbrojtësin është gati një kontratë 5-vjeçare, pra deri në 2027-ën. Paga e lojtarit do të jetë rreth 18 milionë euro në sezon.
Vullneti i De Ligt është të largohet nga Juventusi, por do të jenë drejtuesit e dy skuadrave ata që do të hedhin hapin e fundit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




