Futboll

UEFA, mbi 2 miliardë shpërblime për Championsin 2022-2023

Gazeta Si – Liga e Kampionëve 2022/23 vlen 2.022 miliardë euro. Kjo është shifra totale e shpërblimeve që UEFA do të shpërndajë për 32 klubet pjesëmarrëse të kompeticionit më të madh europian.

Po si do të ndahen shpërblimet? Secili nga klubet që do të kualifikohen për në fazën e grupeve do të përfitojë 15.64 milionë euro. Për çdo ndeshje nga UEFA do të jepen 2.8 milionë euro për fitoren dhe 930 mijë euro për barazimin.

Real Madrid, fituesi i Championsit te fundit. Gazeta Si, 10 korrik 2022

Mes kuotës fillestare dhe bonueseve të paraqitjes, kush fiton Ligën e Kampionëve, mund të përfitojë maksimumi 85.14 milionë euro.

Klubet që do të kualifilohen për në fazën me eliminim direkt do të përfitojnë këto shifra:
Kualifikimi në 1/8-at: 9.6 milionë euro.
Kualifikimi në çerekfinale: 10.6 milionë euro.
Kualifikimi në gjysmëfinale: 12.5 milionë euro.
Kualifikimi në finale: 15.5 milionë euro.
Fitorja në finale: 4.5 milionë euro.

Po ashtu, dy klubet që do të kualifikohen për në Superkupën UEFA 2022 do të marrin secili nga 3.5 milionë euro, ndërsa fituesi fiton edhe 1 milion euro të tjera.

Pastaj janë për t’u shtuar të ardhurat që vijnë nga renditja e 10-vjeçarit. Totali prej 600.6 milionë eurosh ndahet sipas ‘kuotës koeficient”, që ka vlerë 1.137 milionë euro secila. Skuadra e fundit në renditje merr vetëm një kuotë, e para fiton 32, që do të thotë 36.38 milionë euro.

Është edhe ‘market pool’, me një vlerë 300.3 milionë euro, që ndahet në bazë të vlerës së secilës merkato televizive që përfaqësojnë klubet pjesëmarrëse nga faza në grupe e më pas.

I fundit, por jo për nga rëndësia, është shpërblimi për Covid-in. UEFA ka bvërë me dije se klubet e sezonit 2022/23 do të përfitojnë në total 97.6 milionë euro, në proporcion me kompeticionin dhe në proporcion me të ardhurat e secilit klub.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë