Moti

Shijoni verën  deri në mesjavë, përvëlimi afrikan më i forti i 2022-it do të rinis

Pas kalimit të valës intensive të stuhive, dhe motit të nxehtë që turbulluan atmosferën në shumicën e vendeve, edhe në Shqipëri, në rajonin e Mesdheut është rikthyer një mik i vjetër: presioni i lartë i Azores, shoqërues tradicional i udhëtimve në stinësn e verës njësoj si  pesëmbëdhjetë vjet më parë, kur vapa ishte e nxehtë, po, por pa tepri.

Megjithatë ky është vetëm një interludë i shkurtër lehtësimi.

Sepse Anticikloni i Azoreve  do të na bëjë shoqëri vetëm deri në mesjavë, kur do të zëvendësohet nga anticikloni shtypës afrikan, i cili për të paktën dhjetë ditët në vijim pritet të godasë vendin tonë nga ajo që mund të jetë vala më e fuqishme afrikane e të nxehtit të verës 2022. .

Lajmi është bërë I ditur nga metrelogët italianë të iLMeteo.it. Ekspertët vlerësojnë se temperaturat do të riten sërisht mbi 38-39 ° C që nga e premtja më 15 dhe të paktën deri më 22 korrik.

Sigurisht, së bashku me vapën do të ketë edhe netë të turbullta dhe tropikale (d.m.th. me temperatura gjithmonë mbi 20 ° C). Por deri atëherë, apo deri të mërkurën 13 korrik, temperaturat do të jenë të këndshme. Azoret e Epërme, thonë ekspertët e iLMeteo.it do të jenë në gjendje të zbusin klimën vetëm deri të mërkurën, më pas nga e enjtja 14, rajoni do të jetë nën kontrollin e një vale të re dhe të fuqishme të nxehtësisë afrikane.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë