Drejtësia

Bilanci i SPAK për qershorin, dhjetëra kallëzime dhe sekuestrim të pasurisë

Gazeta Si – Në bilancin e tij për muajin qershor, SPAK ka publikuar statistikat, procedimet, kallëzimet, masat e sigurimit personal, urdhër ekzekutimet për persona të dënuar si dhe sekuestrimet pasurore.

Në një njoftim, Prokuroria e Posaçme thekson se janë dërguar për gjykim 3 procedime penale me 26 persona të pandehur, nga të cilat, 2 procedime me 25 të pandehur për vepra penale që lidhen me krimin e organizuar dhe një procedim me një të pandehur për vepra penale që lidhen me korrupsionin.

Sipas SPAK, pas kërkesave përfundimtare të prokurorëve të posaçëm, janë dhënë nga Gjykata e Posaçme 5 vendime themeli, janë deklaruar fajtorë 29 të pandehur.

Sa i përket sekuestrimeve, SPAK bën të ditur se janë nxjerrë urdhra ekzekutimi për konfiskimin e pasurive të luajtshme si 6 automjete, 82 aparate celular të markave të ndryshme, 6 laptop.

Po ashtu, janë sekuestruar 303.800 (treqind e tremijë e tetëqind ) mijë lekë, 20.074 (njëzetmijë e shtatëdhjetë e katër) EURO, 1.005 (njëmijë e pesë) paund (GBP), 12.000(dymbëdhjetë) mijë dollarë, 2200 (dymijë e dyqindtë) franga.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë