Gazeta Si – Një tjetër lajm tronditës vjen nga Premier Ligë. Sipas raportimeve të gazetës “The Sun”, një futbollist në kombëtaren britanike, një “yll ndërkombëtar” është arrestuar me akuza shumë të rënda për dhunë seksuale.
Siç raportohet nga shtypi britanik, gjashtë agjentë të Scotland Yard u shfaqën në rezidencën e futbollistit në Barnet, në Londrën Veriore.
Nuk dihet ende se kush është, por në Angli e sigurojnë se është një futbollist i nivelit të lartë. Ai dyshohet se është 29 vjeç dhe i gatshëm për të marrë pjesë në Kupën e Botës në Katar 2022.
Hetuesit e kanë ndaluar për ngjarjen në fjalë, ndërsa arrestimi u konfirmua edhe nga policia: “Më datë 4 korrik u denoncua në polici akuza për përdhunim të një 20-vjeçareje. Është raportuar se përdhunimi i dyshuar ka ndodhur në qershor”, thuhet në një deklaratë të lëshuar nga autoritetet britanike.
Ndërkohë, klubi që zotëron kartonin e tij nuk është komentuar ende për këtë histori.
Nuk është lajmi i parë i këtij lloji që vjen nga kampionati naglez. Në fakt, ky është rasti i katërt i akuzave për përdhunim ndaj një futbollisti në ligën më të mirë britanike vetëm gjatë vitit të fundit.
Për të kujtuar, veçohen ato të Gylfi Sigurdsson, mesfushorit të Evertonit i akuzuar për abuzim të fëmijëve; Benjamin Mendy i Mançester Sitit, në burg për shtatë vepra të ndryshme seksuale; Mason Greenëood, një sulmues i ri i Mançester Junajted, i akuzuar për përdhunim dhe sulm ndaj të dashurës së tij.
Ashtu si paraardhësit e tij, lojtari i arrestuar pritet të pezullohet nga klubi ku luan.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




