Milani dhe sponsori teknik “PUMA” kanë prezantuar fanellën e re për edicionin e ri futbollistik 2022/2023.
Në fanellën kuqezi rikthehet sërish pas 11 vitesh flamuri i Italisë në gjoks që nënkupton që Milani është kampion i Italisë.
Ndërkohë në të dyja mëngët e uniformës janë dizenjuar ngjyrat e flamurit të Italisë.

Këtë fanellë të re e ka prezantuar vetë Milani me anë të një videoje të publikuar në profilet e saja zyrtare në rrjetet sociale.
Mëngjesin e sotëm kanë filluar të mblidhen të gjithë në Milanello dhe stërvitja e parë u bë para gjithë tifozëve.


Kështu fillon zyrtarisht edhe sezoni i ri për kampionët italianë, me ambicie të rinovuara në Itali dhe Europë.
Pasdite do të ketë edhe një konferencë për shtyp nga Pioli.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




