Futboll

Tirana e pret, Breshia zyrtarizon Ndojin

Breshia ka zyrtarizuar rikthimin e Emanuele Ndojit në skuadër pas përfundimit të huazimit te skuadra e Kosencës. Klubi italian i mbyll kështu derën një transferimi të mundshëm të 25-vjeçarit te Tirana, me klubin kryeqytetas që kishte shfaqur interes për mesfushorin.


Me anë të një postimi në Instagram pasditen e të shtunës, Breshia i ka uruar mirëseardhjen futbollistit si dhe i uron fat në këtë rikthim.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë