Futboll

Vrioni zgjedh Amerikën, Juventusi përfiton 3.8 milionë dollarë

Gazeta Si – Xhakomo Vrioni duket se do ta realizojë ‘ëndrrën amerikane’ në moshë shumë te re. Sulmuesi i Kombëtares pritet të transferohet në kampionatin amerikan (MLS), për të veshur fanellën e Nju England.

Emri i lojtarit kuqezi është lakuar shumë në merkato, pas sezonit të mirë me Tirolin në Austri. Pas kthimit të tij nga huazimi, shumë klube kanë trokitur te Juventusi për të marrë shërbimet e Vrionit.

Vrioni ne nje ndeshje me Kombetaren. Gazeta Si, 1 korrik 2022

Në Itali bëjnë me dije se 23-vjeçari do të kalojë oqeanin, pasi Juventusi ka pranuar ofertën e Nju England. Klubi torinez pritet të përfitojë 3.8 milionë dollarë nga marrëveshja, plus bonuset.

Kalimi i Vrionit në Amerikë pritet të zyrtarizohet shumë shpejt. Për të pati interesim edhe nga klube të Serisë A, por edhe nga Turqia.

Në Amerikë kanë luajtur më parë edhe disa ish-lojtarë të Kombëtares, të gjithë sulmues. Ata janë Hamdi Salihi, Jahmir Hyka dhe Shkëlzen Gashi.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë