Gazeta Si – Pas ditësh bisedime, më në fund ka ardhur marrëveshja. Pritja ka marrë fund. Pak minuta para skadencës së kontratës, Paolo Maldini dhe Frederik Masara kanë firmosur rinovimin me Milanin.
Dy drejtuesit kuqezi do të vazhdojnë të mbajnë postet e drejtorit teknik dhe drejtorit sportiv deri në vitin 2024. Akordi ka larguar tashmë dyshimet e ditëve të fundit, duke zgjidhur, të paktën në letër, një seri problemesh.

Vendimtare ishte pjesa e fundit e kontratës, e riparë nga ‘Elliott’ dhe ‘Red Bird’ në lidhje me kërkesat e Maldinit.
Tani që është zgjidhur nyja e dy drejtuesve të rëndësishëm, Milani mund të vazhdojë i qetë punën në merkato. Maldini dhe Masara duhet t’i garantojnë Stefano Piolit përforcimet e nevojshme për një skuadër kompetitive në kampionat dhe Ligën e Kampionëve.
#Maldini: "Felice di programmare un futuro vincente. Accordo sul rinnovo" @MilanNewsit @antonello_gioia #Milan pic.twitter.com/41gkjNhhxU
— Antonio Vitiello (@AntoVitiello) June 30, 2022
Paolo Maldini, pas daljes nga selia e Milanit, u shpreh: “Akordi? Gjithçka në rregull. Në fund, por rinovimi ka ardhur. Jemi të kënaqur për sezonin dhe për të programuar një Milan fitues.
Të shohim për Milanin e ri, jemi pak me vonesë, por do të rikuperojmë shpejt. Jam shumë i lumtur, edhe pse ndoshta nuk mund të dukem kështu. Jam shumë i lumtur”.
Maldini e ka firmosur kontratën e re nga selia e Milanit, kurse Masara e ka bërë nga Rimini, ku ndodhet për takimin në lidhje me hapjen e merkatos.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




