Futboll

Interi prezanton Kristjan Asllanin, do mbajë fanellën numër 14

Gazeta Si – “Fati është i shkruar. Data e lindjes: 9 mars, ashtu si Interi. Pastaj kampionati i të rinjve 2020/2021: Empoli fitoi titullin, duke eliminuar në gjysmëfinale Interin edhe falë nëj goli të Asllanit. Shënoi edhe në finale dhe u shpall kampion me të rinjtë”.

Interi prezanton kështu Kristjan Asllanit. Rrugët e tyre janë bashkuar. Mesfushori është lojtari i dytë shqiptar në histori që vesh fanellën e Interit, pas Manajt.

“Ka debutuar me Shqipërinë, ka lindur me topin në këmbë dhe vazhdon ta përkëdhelë atë, tashmë me fanellën tonë. Mirë se erdhe Kristjan!”, – shkruhet në njoftimin e klubit zikaltër. Lojtari shqiptar do të mbajë fanellën numër 14.

Për Asllanin ka folur edhe Romelu Lukaku në një spot të klubit zikaltër në Tuiter. “Fola me Asllanin, më pëlqen mentaliteti i tij. Është 20 vjeç, por flet si një 26/27-vjeçar”, – ka thënë sulmuesi belg.

Kristjan Asllani është tashmë zyrtarisht një futbollist i Interit. Për të nis një aventurë e re, me pritshmëri të mëdha. Kombëtarja kuqezi tashmë ka një tjetër lojtar që bën pjesë në klubet më të mëdha të Europës.

Kristjan Asllani prezantohet tek Interi. Gazeta Si, 30 qershor 2022

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë