Futboll

Rei Manaj drejt rikthimit në Spanjë, sulmuesin e kërkon Getafe

Gazeta Si – Rei Manaj është në kërkim të skuadrës së sezonit të ri. Për një moment u duk se sulmuesi kuqezi do të qëndronte te Specia, pasi bindi me paraqitjen e tij, por klubi italian nuk ka mundur ta blejë kartonin e tij nga Barcelona.

Për momentin, pista më e mundshme për Manajn është Spanja. Ai pritet të rikthehet në këtë vend, pasi e kërkon skuadra e Getafes, madje bisedimet, sipas shtypit italian, janë në një fazë të avancuar.

Manaj me fanellen e Specias. Gazeta Si, 30 qershor 2022

Një tjetër skuadër e interesuar për sulmuesin e Kombëtares shqiptare është Uatfordi në Premier Ligë. Janë ditë vendimtare për sulmuesin, që duhet të vendosë bashkë me Barcelonën për të ardhmen.

Rei Manaj, 25 vjeç, e njeh mirë futbollin spanjoll. Në të kaluarën është aktivizuar me Barcelonën B, Albaceten dhe Granadën. Sezonin e fundit kaloi në Itali në formë huazimi, ndërsa tani është shumë pranë rikthimit në Spanjë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë