Nga Gazeta “SI”– Banka e Shqipërisë ka hedhur në tregun e parasë, 30.4 mld lekë mesatarisht në ditë, për tre muajt e parë 2022. Sipas Bankës, kjo ka qenë nevoja më e ulët e tregut, që nga tremujori i parë 2022, kur ishte 27.3 md lekë.
Kërkesa e bankave për likuiditet në operacionet e Bankës së Shqipërisë ka rënë nga 41.6 mld lekë në fillim të janarit, në 21.50 miliardë lekë deri në mesin e muajit shkurt, dhe e mbylli periudhën pa ndryshime.
Në ankandin e zhvilluar në datën 18 shkurt 2022, BSH bleu 7.45 mln euro në mesatarisht 121.43 lekë dhe pjesëmarrja e bankave ishte mesatare, ndërkohë, në datën datën 8 mars, u kontaktuan të gjitha bankat e nivelit të dytë për t’i shitur valutë, fillimisht me kursin 128.00 lekë dhe më pas me kursin 127.00 lekë; u shitën 10.70 mln euro.
Kjo ishte periudha kur monedha vendase u zhvlerësua ndaj euros dhe u stabilizua, për një periudhë të shkurtër.
Për të gjithë vitin, Banka e Shqipërisë synon të blejë 140-200 mln euro përmes ankandeve.
Gjatë 3-mujorit të parë të vitit 2022, portofoli i Bankës së Shqipërisë ka rënë me 100 milionë lekë, pasi ra me 1.4 miliardë lekë në 3-mujorin e mëparshëm. Vlera e portofolit është 65.5 miliardë lekë.
Gjatë tremujorit të parë 2022, janë maturuar në tregun primar 1.5 miliardë lekë bono thesari 12-mujore dhe janë blerë në 5 ankande 1.4 miliardë lekë bono thesari.
Banka e Shqipërisë ka blerë nga MFE-ja 50 mln euro, në datën 31 dhjetor 2021 dhe synon 4 raunde blerjesh të tjera:
30 mln euro në 24 qershor 2022;
40 mln euro në 30 nëntor 2022;
79 mln euro në 29 dhjetor 2022;
50 mln euro në 30 dhjetor 2022.
Gjatë 3-mujorit, Banka e Shqipërisë ka blerë 2.40 mln euro nga programi IPA i MFE-së dhe 0.63 mln euro nga IBRD-ja.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



