Futboll

Asllani hedh firmën, të gjitha detajet e transferimit tek Interi!

Gazeta Si – Ishte dita e zyrtarizimit të Romelu Lukakut tek Interi, por edhe e Kristjan Asllanit. Dita e mesfushorit kuqezi nuk është eklipsuar nga rikthimi i sulmuesit belg. Tifozët e kanë pritur shumë mirë elbanasasin, duke e pagëzuar “baby Brozo”.

Pasi kaloi me sukses vizitat mjekësore, mesfushori shqiptar përshëndeti tifozët zikaltër, të cilët e pritën me kore.

Tifozet e Interit pushtojne makinen e Asllanit. Gazeta Si, 29 qershor 2022

“Jam shumë i kënaqur që jam këtu. Forza Inter!” – u shpreh Kristjan Asllani. Lojtari kuqezi më pas iu drejtua selisë së Interit, ku firmosi edhe kontratën.

Mesfushori i datëlindjes 2002 kalon tek Interi në formën e huazimit, me detyrim blerjen e tij. Klubi zikaltër duhet të paguajë 4 milionë euro për huazimin dhje 10 milionë për blerjen përfundimtare. Po ashtu, janë edhe 4 milionë euro bonuse.

Duhet saktësuar se 1/3-a e shifrës totale lalon menjëherë në arkat e Empolit, pjesa tjetër kur të kryhet blerja. Pra, pas 12 muajsh. Empoli ka marrë gjithasut në huazim edhe sulmuesin Martin Satriano.

Zërat e fundit ndërkohë flasin për një interesim të Interit edhe për Marash Kumbullën. Mbrojtësi kuqezi në fakt është kërkuar edhe më parë nga zikaltrit, por Kumbulla kaloi te Roma, kur la Veronën. Tani ai shihet sërish si një alternativë për mbrojtjen e Interit, që rrezikon të humbasë Shkriniarin.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë