Futboll

Fiorentina insiston për Bajramin, i trembet rivalitetit jashtë Italisë

Gazeta Si – Shtypi sportiv italian shkruan thuajse çdo ditë për lojtarët e Kombëtares shqiptare. Në fokus mbetet Kristjan Asllani, i cili po kryen sot vizitat mjekësore tek Interi, por edhe Bajrami nuk ngelet pas. Fiorentina e do me çdo kusht.

Sipas raportimeve të fundit, Fiorentina është e vendosur për të firmosur me Nedim Bajramin. Lëvizja e fundit ka të bëjë me afrimin e Zurkovskit për Empolin si pjesë të marrëveshjes.

Nedim Bajrami feston nje gol me Empolin. Gazeta Si, 29 qershor 2022

Fantazisti kuqezi shihet si një lojtar adapt për Fiorentinën, por kuptohet që Empoli nuk mund të bindet kollaj. Ky klub përfitoi financiarisht nga shitja e Asllanit dhe të njëjtën gjë kërkon të bëjë edhe me Bajramin.

Te Fiorentina në fakt i druhen faktit se klube të tjera mund të veprojnë më shpejt për lojtarin shqiptar. Bajrami është kërkuar nga disa klube të Serisë A, si Napoli dhe Lacio, por edhe nga klube të kampionateve të huaja.

Pikërisht frika e konkurrencës nga jashtë Italisë ka bërë që Fiorentina t’i përshpejtojë bisedimet për të bërë të vitin Nedim Bajramin.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë