Drejtësia

Vrasja e Pjerin Xhuvanit në Elbasan, pezullohen 6 policë, dy ish zv/drejtorët në arrest shtëpie

Janë pezulluar nga detyra 6 policë ndërkohë që dy efektivë të tjerë në Elbasan janë në masën arrest shtëpie, të cilat kanë qenë në detyrë ditën e vrasjes së mjekut psikiatër Pjerin Xhuvani në Elbasan, nga një nga badigardët e PD-së.

Mes të arrestuarve për ngjarjen, të cilët gjykata i ka lënë në arrest shtëpie, janë edhe zëvendësdrejtori i Policisë së Elbasanit, Albert Nushi, si dhe ish-zëvendësdrejtori i kësaj policie, Nikollaq Palla.

Si Nushi, ashtu dhe Palla akuzohen për kryerjen e veprave penale të “Shpërdorimi i detyrës” dhe atë të “Deklarimi i rremë përpara oficerit të policisë gjyqësore”.

Sipas prokurorisë ata kanë dhënë dëshmi të rreme për vrasjen që ndodhi 4 ditë para zgjedhjeve të përgjithshme të 25 prillit 2021.

Në njoftim theksohet se Drejtoria Rajonale e AMP Elbasan-Korçë ka ekzekutuar urdhrin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për ekzekutimin e vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan për caktimin e masave të sigurimit në lidhje me hetimet mbi procedimin penal nr. 477 të vitit 2021.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë