Gazeta Si – Pas 4 sezonesh, trajneri Lysien Favre rikthehet në krye të skuadrës franceze të Nice. Në stafin e tij do të jetë edhe Arjan Peço, ish-lojtari i Dinamos dhe Kombëtares.
Klubi francez ka njoftuar zyrtarisht ndryshimet në stol. Favre, që ka drejtuar edhe Borusian e Dortmundit, do të marrë drejtimin e Nice, duke zënë vendin e Kristof Galtier, i cili është gati të ulet në stolin e PSG-së.

Dhe Favre ka zgjedhur që në stafin e tij të ketë edhe shqiptarin Arjan Peço. Zvicerani e njeh mirë kolonjarin që ka luajtur dhe ka drejtuar ekipet e moshave të Bazelit në Zvicër.
Një hap shumë i rëndësishëm ky për ish-mesfushorin shqiptar. Të jesh pjesë e stafit të një ekipi të rëndësishëm në Francë, nuk është pak. Kjo përvojë me siguri do t’i shërbejë Peços për të ardhmen në fushën e trajningut.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




