Gazeta Si – Uest Hemi këmbëngul për Armando Brojën, sulmuesin e Kombëtares shqiptare. Trajneri i ekipit londinez, Devid Mojes, është fiksuar keq pas 20-vjeçarit dhe e kërkon me çdo kusht në skuadër.
Drejtuesit e Uest Hemi kanë bërë gati çekun prej 30 milionë stërlinash për Brojën. Tani pritet qëndrimi i Çelsit për këtë ofertë, por e vërteta është se sulmuesi kuqezi është shumë afër ‘çekanëve’.

Interesimi i Uest Hemit për Brojën ka nisur kohë më parë. Trajneri Mojes, me atë që ka parë gjatë kohës kur lojtari luante me Sautheptonin, është bindur se është ai sulmuesi që i duhet.
Disa ditë më parë u fol edhe për një shkëmbim të mundshëm lojtarësh mes Çelsit dhe Uest Hemit, ku i përfshirë ishte edhe Broja. Sulmuesi kuqezi dhe Barkli do të shkëmbeheshin me Deklan Rajs të Uest Hemit.
Por tani klubi londinez, që ka pretendime serioze për një sezon ndryshe, kërkon të paguajë te Çelsi për Brojën. Janë orë vendimtare për të ardhmen e sulmuesit kuqezi, gjithmonë e më afër kalimit tek Uest Hemi.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




