Gazeta Si – Dështon nisja e procesit gjyqësor në Gjykatën e Posaçme të Apelit për ish-gjyqtaren e Krujës, Enkelejda Hoxha.
Shkak për shtyrjen e seancës është bërë mungesa e formimit të trupës gjykuese, pasi mungonte gjyqtarja Saida Dollani.
Enkelejda Hoxha u dënua në Shkallë të Parë me 3 vite e 4 muaj heqje lirie, dënim që e shleu me kohën e qëndrimit në paraburgim dhe u lirua rreth dy javë më parë.
LEXO EDHE:
– Hoxha, gjyqtarja që hapi dyert e qelive për të fortët
– Si u shformua një gjyqtare? Detaje ekskluzive nga dosja që e dërgoi në burg Enkelejda Hoxhën
Hoxha kërkon në Apel prishjen e vendimit të Shkallës së Parë dhe marrjen e pafajësisë.
Ajo akuzohet nga SPAK për shpërdorim detyre dhe korrupsion, ku dyshohet se nëpërmjet ryshfetit të ketë liruar nga qelia disa nga personazhet më të njohur të botës së krimit.
Në këtë skemë ishte i përfshirë dhe avokati Aldo Tabaku, i cili vijon të qëndrojë në burg, pasi GJKKO e dënoi me 4 vite burg.
Sipas dosjes së SPAK-ut, të dënuarit zgjidhnin avokat Aldo Tabakun, i cili kishte kontakte të ngushta me gjyqtaren Hoxha.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




