Futboll

Duhet të ankohen punëtorët e fabrikave me 1000 euro pagë, jo Klop e Guardiola!

Gazeta Si – Aleksandër Ceferin, numri 1 i futbollit europian, ka dhënë disa mesazhe gjatë një intervistë të fundit. Për ‘Gazzetta dello Sport’ slloveni u ka dhënë përgjigje të gjithëve për kritikat e vazhdueshme për tema të ndryshme. Edhe trajnerëve Klop e Guradiola.

Deklaratat kritike të dy trajnerëve të njohur, Jurgen Klop i Liverpulit dhe Pep Guardiola i Sitit, kanë të bëjnë me numrin e madh të ndeshjeve që luajnë ekipet. Kreu i UEFA-s nuk ua ka përtuar në reagimin e tij.

Klop e Guardiola. Gazeta Si, 26 qershor 2022

“Është shumë e lehtë të sulmosh gjithmonë FIFA-n, apo UEFA-n. Por çështja në këtë rast është e thjeshtë: nëse luan më pak, pagat do të reduktohen. A jeni gati për këtë?

Ata që duhet të ankohen janë punëtorët e fabrikave, ata që paguhen 1000 euro në muaj. Jo Klop e Guardiola. Të protestosh pa e ditur, apo pa folur me ne, nuk arrij ta kuptoj“, – ka thënë Aleksandër Ceferin.

Çfarë do të ndryshojë në 2024-ën me formulën e re të Ligës së Kampionëve? “Sot, pas hedhjes së shortit, mund të thuhet se kush shkon në fazën e 1/8-ve.

Në të ardhmen, skuadrat e mëdha do të luajnë më shumë ndeshje ndaj të mëdhave të tjera. Skuadrat e vogla do të kenë më shumë shanse të kualifikohen dhe grupi do të jetë i luftuar deri në fund.

Do të jetë më spektakolare gara nga 2024-a dhe më pas”, – është shprehur numri 1 i UEFA-s, Ceferin.

Slloveni preku edhe temën e Superligës, duke thënë se tretë çmendur besojnë ende për projektin e tyre. Ai iu referohej drejtuesve të Realit, Barcelonës dhe Juventusit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë