Futboll

Pronarët premtojnë 6 blerje për Çelsin, në listë dhe De Ligt

Gazeta Si – Italia nuk është një kampionat i dorës së parë prej vitesh, edhe pse bën pjesë te 5 ligat mtë forta të kontinentit. Konfirmohet edhe nga vështirësitë që po hasin klubet e mëdha të Serisë A në merkato. Italia rezikon shumë të humbë edhe ato yje që ka, si për shembull De Ligt.

Mbrojtësi holandez duket i paqartë për të ardhmen, por kuptohet që ai joshet nga Premier Liga. Juventusi ka arsye të shqetësohet, pasi mund ta humbasë shpejt.

Mathijs De Ligt. Gazeta Si, 25 qershor 2022

De Ligt është në listën e blerjeve të Çelsit. Pronarët e rinj të klubit londinez i kanë premtuar 6 blerje trajnerit Tomas Tuhel dhe për mbrojtjen sipakt pikërisht lojtari i Juventusit.

Klubi italian ka siguruar mesfushorin Pol Pogba, i cili rikthehet në skuadër, ndërsa pista e Di Marias është zbehur ditët e fundit. Nëse humb edhe De Ligt, për Juventusin është një goditje e rëndë.

Mes yjeve që Seria A rrezikon të humbasë është edhe mbrojtësi tjetër, Milan Shkriniar, për të cilin PSG-ja është gati të bëjë çmenduri financiare. Interi është në ankth për situatën me mbrojtësin sllovak.

Edhe Milani po has vështirësi në merkato. Mbrojtësi Botman, i lodhur nga pritja, duket se ka vendosur të shkojë te Njukasëlli në Angli. Fuqia ekonomike bën diferencën në merkato, nuk ka asnjë diskutim.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë